Dienstag, 4. August 2015

Si manipulon mashtruesi Aldor Nini (Acromax Media) i Arkivashqip ne YouTube?


Deri kur firma "Acromax Media"(Arkivashqip) do vazhdojë me manipulime në YouTube

Përveç manipulimeve të cilat i bën duke keq përdorë të drejta autoriale për të cilat është dënuar disa herë në Gjermani dhe Tiranë, kjo firmë me pronar Aldor Nini dhe Anxhela Faber vazhdimisht keq përdorë monolopolin në YouTube dukesuspenduar kanalet e konkurrencës përmes letrave të dërguara anonimisht Googles për suspendimin e kanaleve!




Së fundmi para disa ditëve suspendoj kanalin e emisionit "Vikendi RTK" dhe 8 kanale tjera që ishin nën menaxhimin e kompanisë "BESFORT VIDEO M1" !

Këto janë kanalet te cilat ia suspendoj para disa ditëve:
"chibis4music" "chibis4film" "chibis4humor" "chibis4sport" "chibis nulnulsieben" "chibis4world" "besfort007" "Chibis007" dhe "RTKvikendi" !


Po ashtu, më herët që nga viti 2010 e deri në vitin 2014 firma "Acromax Media GmbH" (Aldor Nini) i ka suspenduar edhe këto kanale me mijëra video autentike të cilat i posedonte vetëm kompania e M1-shit:

"chibis007argetuese" "chibis007humor" "chibis007mix" "chibis007film" "chibis007humor" "chibis007ops" "kosovahd" "Kosovahdtv" "besfortde" "wwwbesfortde" "DafinaDuffyeM1" "DafinaM1" DafinaZeqiriM1" "007chibis007" "wwwbesforttv" "hdtvkosova" "besfort007" "showodeon" "besforttv" "RTK RINON" "FCPrishtina"!

Gjithë e dimë se i pari personi i cili e bëri të famshëm "YouTuben" në mesin e shqiptarëve ishte kameramani i njohur Besfort Hasanaj i njohur si "Çibis" i cili me publikimet e videove nga viti 2006 e deri në vitin 2010 kishte kanalin e famshëm "Chibis007" me mbi 2600 video nga arkiva e tij personale përfshi aty edhe materialet arkivore nga ish TVP, pastaj nga RTK, TVSH, RTV21, KTV, ajo kohë kur këto televizione as që dinin çka është dhe si funksionon “YouTube”!

Besforti me punën e tij vullnetare përveç se ju ndihmonte artisteve dhe i promovonte gratis, njëherit i ndihmonte edhe televizioneve duke ju reklamua emisionet e tyre për shikuesit anë e mbanë botës, në baza vullnetare pa asnjë përfitim material! Sa për info deri në fund të vitit 2010 në YouTube nuk kishte monetizim të videove sikur tani!
Por, shtrohet pyetja, si është e mundur që gjitha këto kanale ti mbyllen kompanisë M1 në YouTube pa asnjë arsye? 

Kur kërkuam këto kanale ne YouTube del info:


"This account has been terminated due to repeated or severe violations of our Terms of Service" !

Kjo do të thotë se kanalet nuk janë të suspenduara për shkak të drejtave autoriale por për shkak të thyerjes së rregullave të YouTubes !?!

Ishim kureshtar ta pyesim menaxherin e kompanisë Besfort Hasanaj dhe të na sqaronte pse dhe si po mbyllen në YouTube gjitha ato kanale plot 5 vite me mijëra video të postuara ?

Indeksonline: z. Besfort, çka po ndodh kështu në YouTube? Pse vetëm kanalet e juaja me vite janë të sulmuara nga "Arkivashqip"

Shumë e logjikshme për ata të cilët e kanë përcjellë situatën në YouTube nga viti 2010 e këndej! Për ata të cilët nuk kanë njohuri në të kaluarën po tentoj të ju sqaroj shkurt. Kur kanali ynë në YouTube nga viti 2008 deri ne vitin 2010 me emrin e Userit "Chibis007" ishte kanali më i famshëm në Evropë për kah shikueshmëria dhe me numër rekord video të postuara, ndërkohë ai pronari i kanalit "Arkivashqip" z.Aldor Nini merrej me një profesion tjetër, si pirat dhe mashtrues i softëerave dhe shërbimeve të internetit përmes një firme e quajtur "Overnext" dhe „Easycom” nëpër territorin e Gjermanisë dhe Holandës! Stafi ynë posedon shume shkrime nga portalet e ndryshme Gjermane, rreth mashtrimeve të firmës të Aldor Ninit ndaj klientëve Gjermani!
Ndërkohë, ai duke u inspirua nga kanali ynë në YouTube, dhe duke e pa mundësin e përfitimeve nga gjenerimi i reklamave përmes Google-s nga fillimi i vitit 2010 i lindi ideja së bashku me të ndjerin babën e tij Dorian Nini të fillojnë edhe ata me YouTube, por që për ta arritur qëllimin e tyre u duhej se pari të na eliminojnë neve nga YouTube!

Indeksonline: Po si ju eliminuan juve ?

Shumë thjesht, se pari Aldor Nini mur një nënshkrim nga kompozitori kosovar Enis Presheva për një këngë te Leonora Jakupit, pastaj baba i tij Dorian Nini në Tirane mur një pëlqim nga kompozitori Agim Doçi dhe po ashtu falsifikuan një kontratë në emër të Greta Koçit dhe na fshijnë disa video nga YouTube nga kanali i famshëm "Chibis007" dhe ne Mars 2010 na mbyllën kanalin e parë! Sipas rregullave të YouTubes, një kanali që u fshihen tre video u suspendohet kanali! U ankuam (dërguam Counter Notification) por Aldor Nini mashtroj gjykatën me kontrata falso dhe me një vendim të shpejtë nga gjyqi (pa prezencën time!) nxori një vendim të përkohshëm gjyqësor të cilin pastaj ja dërgoj Youtubes, dhe po ashtu ja dërgoj mediumeve në Tirane dhe Prishtinë duke i paguar për të shkruajtur lajm sensacional, kinse firma e tij ka fituar tre gjyqe në Gjermani kundër meje për të drejtat autoriale! Po ashtu paralelisht filloj ti gënjej edhe artistet kinse Besforti ka përfituar shumë lek në YouTube (Edhe pse në atë kohë isha i vetmi Partner i YouTubes që nuk i kam monetizu fare klipet!!!) dhe se ai /Aldor Nini) dhe firma e tij në atë kohe me emrin "Easycom" kanë kontrate me Google-n për mbrojtjen e drejtave te autoreve ne internet!


Indeksonline: Po mirë, por çka ndodhi me kanalet tjera pas viti 2010 ?

Se pari duhet ta ceku gabimin tim ne vitin 2010, pse nuk i mora seriozisht ato vendime gjyqësore të cilat Aldor Nini ju dërgoj mediumeve, dhe perse nuk u ankova ne ato vendime gjyqësore? Aty ishte gabimi im ma i madhe! Ma vonë e kuptova kur u njoftova me familjen Koçi se Aldor Nini ka falsifiku nënshkrimin e Greta Koçit, e që tek tani ne vitin 2015 (me vonesë) u ankova në gjykatë dhe ai vendimi gjyqësor nga viti 2010 ne rastin e Greta Koçit u anulua! Por le ti i kthehemi kësaj teme pse dhe qysh na suspendon kanalet Aldor Nini i firmes "Acromax Media" (Arkivashqip) nga viti 2011 e kendej... Aldor Nini nderkohe eshte ber Partner ne YouTube ne vitin 2010 me kontrata falso kinse posedon te drejtat autoriale, ne fillim ka fitu Content-ID (CMS) nje Tools i cili te sjell shume përfitime ne YouTube, duke monetizu çdo video, duke keqpërdore Copyright, duke fshi videot konkurrencës, dhe përmes atij Tool-si hap kanale pa kufi me status Partner, dhe bëhesh milioner shume shpejte me edhe me videot te cilat fare nuk i posedon te drejtat autoriale, dhe ne ketë mënyre kur ke shume klikime edhe Supporti i YouTubes të beson dhe të ndihmon si klient! Ky ka shfrytëzua aty momentin dhe pastaj neve si konkurrenti kryesor në YouTube na monitoronte çka po bëjmë, çka po postojmë dhe pastaj i denonconte kanalet tona tek Google duke ju thënë se ky kanal "XXXXXX" është i Besfortit te cilit në vitin 2010 ju ka mbyll kanali, dhe i cili sipas rregullave të YouTubes nuk ka të drejtë të hap kanal tjetër!


Indeksonline: Kaq thjeshtë ju suspendon kanalet në YouTube?

PO, ai vetëm në këtë mënyrë mund të na suspendoj kanalet tona (edhe pse nuk është e logjikshme!), e JO për drejtat autoriale sepse ai e din se nuk i posedon të drejtat autoriale në videot tona! Ai mashtrues përdore edhe një mënyrë tjetër, një trik i thjeshte siç ka ndodhe para disa ditëve ku na suspendoj 8 kanale! Në njërin kanal na fshiu me qellim një video me titull "Çun Lajçi & Meda - Heshtje gjeneralësh - Deçan 24.3.2015 " ku për ketë video exkluzivisht M1-shi i posedon te drejtat autoriale me autorizim te aktorit Çun Lajçi dhe këngëtarit Meda! Në momentin që ne u ankuam në Youtube për denoncim falso të tëdrejtave autoriale, firma "Acromax Media" për ti ikur procesit gjyqësor ai ju shkruan YouTubes një letër nën betim kinse ne si ankues po gënjejmë dhe kemi dërguar Counter Notification me shënime fallso, dhe pastaj brenda ditës YouTubi na suspendon kanalin, siç ndodhi këto dite!!! Përveç këtij kanali ku na fshiu videon në të njëjtën kohe i lëshojë edhe për 8 kanalet tjera te M1-shit dhe po ashtu kanalit zyrtar të emisionit "Vikendi RTK" me të gjitha episodet qe ishin të postuara tash e tre vite, vetëm e vetëm pse menaxhohej nga M1-shi!!!


Indeksonline: Disa vite ju menaxhojshit edhe videot e Dafina Zeqirit, po ato si dhe pse u fshinin nga YouTube?

E njëjta metode e zhdukjeve të videove të Dafina Zeqirit nga YouTube deri ne fund te viti 2012 ka ndodhur ne ketë mënyrë! Të gjitha kanalet që i postonim videot e Dafines na i suspendonte në ketë mënyrë Aldor Nini i Acromax!!! Po i ceku vetëm disa kanale të cilat ishin vetëm me videot e Dafines: "DafinaDuffyeM1" "dafinaM1" DafinaZeqiriM1" "007chibis007".... Na suspendonte një kanal, hapnim tjetrin, prapë na suspendonte, prapë hapnim tjetrin....


Indeksonline: Po si mund të ndodh ai person kaq lehtë të ju dëmton edhe juve edhe artistet dhe nuk përgjigjet para ligjit?

Ne vitin 2013 dhe ne vitin 2014 u "ngul" ma ne fund para gjyqi Aldor Nini dhe firma e tij "Acromax GmbH"! Nëse ju kujtohet ai mashtrues Aldor Nini përmes "Thumbisteve" të Tiranes kishte publiku një video kundër nesh me qellim diskriminimi te personalitetin tone! Atë video te postuar ne ja fshijmë nga YouTube, dhe ai u ankua ne emër te vet dhe firmës së tij tek YouTube për fshirjen e asaj video. Ai kishte menduar se ne do rrimë pasiv sikur ne vitin 2010, dhe nuk kishte llogaritur se ne kemi mbledh mend, ku sipas rregullave të YouTubes personi i cili dërgon ankese (Counter Notification) ne rast te fshirjes se videos, ne ketë rast Aldor Nini, atëherë unë menjëherë angazhova avokatin tim dhe e paraqita ne gjyq, sepse sipas rregullave te YouTubes kisha afat 14 dite nga ankesa e ankuesit per ti dergu YouTubes nje vendim gjyqi ose ne te kunderten YouTubi pas 14 ditësh ia kthen videon ankuesit, kështu që unë menjëherë veprova dhe në vitin 2013 dhe 2014 patëm tre procese gjyqësore (deri tek instanca ma e larte Oberlandsgericht ne Köln dhe te tre proceset gjyqësore unë i fitova, dhe atij perveq vendimit gjyqësor ku nëse përsërit të njëjtën gjë kundër meje do te dënohet me 250.000 Euro, ai pagojë edhe të gjitha shpenzimet gjyqësore (avokatin tim , tre te tij dhe shpenzimet gjyqësore) e qe i kushtuan rreth 48.000 Euro!!! Sa për info ai kishte angazhuar separat tre avokatet ma te njohur ne Gjermani por qe nuk i ndihmuan dot pasi qe drejtësia ishte ne anën time! Shkau i këtij rasti ai prishi marrëdhëniet edhe me Flori Mumajesin, e siç e dini edhe Flori Mumajesit ne te njëjtën mënyrë sikur mua "Arkivashqip" ka fshi 11 kanalet e artisteve te "Threedots" ne YouTube!!!


Indeksonline: Po tani si do veproni ? A do të vazhdoni ende me YouTube?

Këto vitet e fundit ne edhe nuk ishim aktiv në YouTube sikur përpara, e vetmja arsye është se nuk ka asnjë lloj garancie ne funksionimin e YouTubes siç po e vëreni! Jemi për çdo dite duke mbledhur argumente rreth mashtrimeve te Aldor Ninit dhe firmës te tij "Acromax Media" dhe firmave tjera mashtruese te tij. Ne do vazhdojmë me YouTube tek pasi qe ta merr dënimin e merituar ky mashtruesi, dhe kur ta bindim Google-n dhe gjykatat rreth mashtrimeve te tij nga viti 2010 e këndej, i cili këto vite ne mënyrë te pandershme ka fituar rreth 15 milion Euro nga YouTube pa paguar artistet, dhe duke i ikur tatimit në Shqipëri Gjermani dhe Kosove. Siç e dini ka shume artistë te cilët i ka mashtrua ky mashtrues dhe nuk ju ka nda përfitimet, e po ashtu edhe ne anën tjeter duke ia hanger hakun kompozitorve tekstshkruesve dhe produksioneve. Kemi informata se kohëve te fundit shumë nga artistët shqiptar kanë fillua ta kuptojnë YouTuben dhe kane filluar ti ikin kësaj kompanie "Acromax Media", e të cilit i kanë mbet vetëm disa këngëtar "Tallavaxhi"! 


/Indeksonline/

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=4&LajmID=175732







Donnerstag, 19. Juli 2012

Menaxher i Dafines Çekic dhe "Onairmusic" fshijne Videon "Tonight" !

Menaxher i Dafines  Çekic dhe "Onairmusic" fshijne Videon "Tonight" !
 
Kanali i Dafina Zeqirit ne YouTube Hackohet nga  manipuluesit e njohut “Onairmusic” sipas porosis te menaxherit dhe kompozitorit te Dafines, Damir Cekic (komb Boshnjak) dhe ja fshijne Videon “Tonight” me afer 2 milion klikime!
Kanalin e Dafines ne Youtube  ne e kemi pasur ne mbykqyrje deri me daten 18.07.2012 ne mbramje...
Kur paritmas na erdhi nje email nga Google me info se dikush ka ndruar (thyer) Fjalekalimin (Paswordin) !
Ja kopja e Emailit
 


Ne tentuam permes linkut e derguar ta rikthejme Konton, por ata  kriminel veq kishin ndruar shenimet personale dhe na doli kjo info : Adresa se kush ka hackuar (nr I telefonit te Onairmusic dhe emaili i binakukushtrim@gmail) !
Foto:

 Tentuam edhe direkt te kyqemi ne kanalin e YouTubes por edhe aty nuk bente Fjalekalimi
Foto:


Kerkuam Videon Tonight por nuk ishte ne kanal !
Foto:


Posa  postuam lajmin ne  Fan Page tone ne Facebook pas disa minutave na erdhi nje Mail nga Kushtrim Binaku i Onairmusic i cili ne Email kishte futur nje foto me virus me qellimqe te na Hackoj edhe Paswordet e Faqeve tjera nga Kompjuteri yne ! Ai abozues ka menduar se ne do mashtrohemi ne ato momente kaosi dhe do klikojme mbi at virus ! Sa per info ai Email esht derguar nga Zyra e Onair ne Prishtine ku IP adresa eshte e Kujteses dhe eshte ky IP :   46.19.228.31
Ja foto nga Emaili i derguar nga Kushtrim Binaku
Duhet cekur se ata abozues jan te njohur edhe ne Facebook ku  ne ket mynre ju kann vjedhur shume faqe artisteve shqiptar !

Ku ishte qellimii tyre qe fshn Videon Tonight ?
Ju tregojme se i vetmi qellim i atyre abozueseve "Onairmusic" dhe menaxherit Çekic ka qen qe ta fusin Dafina Zeqirin ne konflikt me neve dhe pastaj ata te Onairmusic me ndihmen e Cekicit ti menaxhojne gjitha Videot e Dafines ne YouTube pasi siq dihet Dafina esht nder me te klikuarat dhe natyrishte atyre jus jell shume perfitime.
Kemi informata se "Onairmusic" ka jap nje shume ta madhe Lek  Cash Cekicit per ta realizuar ket plane!
Ne posedojme  shume fakte rreth ketij plani te Çekicit dhe posedojme korespondenve dhe inqizime te bisedave permes Viber, Skype SMS e telefonatave, e te cilat fakte do ju publikojme me vone e qe jan te perfshire disa persona tjere....  
Foto  i perberbashket  ku Çekic dhe Kushtrim Morina i Onairmusic deshmojne miqesin e tyre


Pse Dafina Zeqiri me dy kanale (Usera) ne Youtube ?
Para se te ju tregojme si ndodhi qe Video "Tonight" te postohet ne kanalin e ri, duam te ju tregojme nje histori te shkurte  rreth menaxherit te Dafines, Damir Cekic.
Siq e di publiku videot e Dafina Zeqirit i perfaqeson zyrtarisht BESFORT VIDEO M1  ne Internet qe nga viti 2007 me kontrate mes dy paleve. Me ardhjen e perkoheshme te Cekicit si menaxher i Dafines,, stafi I M1 ka bashkepunuar me Cekicin per  interesat e Dafines, dhe çdo gje ka shkue ne rregull deri sa u be gati per publikim kenga “Tonight” Dafina ft Ledri. …
Dy jave para publikimit te kenges “Tonight”ne internet stafi BESFORT VIDEO M1 ka verejtur se Damir Çekic po takohet  shpeshe me Kushtrim Morinen e "Onairmusic" dhe ne duke e ditur se ata jan kriminel dhe manipulues te njohur ne YouTube,  ja kemi terhiqur verejtjen Çekicit qe mos te gabon me bashkepunue me ata hajnat e Onairmusic rreth Videove te Dafines !
Cekici na u pergjigje se kursesi nuk do punoj me ata te Onairmusic perveq se po takohen si miq….
Erdhi dita e promovimit te klipit dhe ne cdo dite duke  e pyetur çka u ba me klip, kur do ma dergon per postim, por se Çekici  nuk pergjigjej sepse ne nderkohe prapa shpines time dhe Dafines  kishte hapur nje kanal te ri ne emer te Dafines ne Youtube bashke me  ata hajnat e Onairmusic dhe kishin postuar Videon pa na treguar neve fare !!! Sipas informatave qe kemi ai kishte ber nje mareveshje te fshehte me ata hajnat ku edhe ishte paguar me nje shume te madhe qe Videot e Dafines te ja jep ne menaxhim Onairmusic  duke e ber planin qe nderkohe ta ndajne Dafinen nga BESFORT VIDEO M1 !
Diten e pare te publikimit te Videos „Tonight“ stafi yne u shokua kur kuptoj se Video eshte ne kanal tjeter nen mbykqyrjen e Cekic dhe Onairmusic ?
Protestova te Dafina pse e qysh u be kjo tradheti dhe pse Çekic me na tradhetue?  dhe  si as Paswordin mos me na jep per ti kontrollue komentet banale?.... dhe tek pas intervenimit te Dafines, neve na dha Çekic Paswordin e kanalit dhe vazhduam punen vet per te vetmen arsye  mos ta nervozoj Dafinen per keto pislleqe… 
duhet cekur se Paswordin e posedonim edhe Cekici edhe ne, por qe Çekici asnje here nuk i interesonte me hy me kontrollue komentet, perveq shiqonte si po i shkojne klikimet dhe reklamat dmth perfitimi !
Kaluan disa dite dhe pas shume klikimeve rritej edhe perfitimi qe shume shpejte u ben 1000 dollar fitim… dhe i treguam Çekicit se fitimet po rriten çdo dite pasi qe kishim mundesin me shikue ne kanal, ku eshte opcioni “Earning Reports”!
Ne foto eshte  opcioni "Earnings Reports" qe ishte ne fillim se sa jan perfitimet psh. nga vizitoret ne SHBA !

Kaluan dy dite pasi i tregova Çkicit per raportin finansiar, dhe ai pastaj se bashku me ata manupuluesit e "Onairmusic" na bllokuan opcionin “Earnings Reports” ne menyre qe ne mos ta shofim se sa Lek fitojne  ata dy manipulues !
Kjo dhe opcionet tjera ne video komandohen direkt nga "Onairmsuic" pasi qe Video eshte I lidhur  permes "Content-ID" (CMS) e tyre, ku edhe perfitimet automatikisht shkojne ne xhirollogarin bankare te tyre!
E vetmja gje qe ata nuk kan mudnesi ta komandojne eshte ndrimi i dizajnit te Kanalit !
Titrat Decription dhe Tags , kategorin etj ata  permes Content-ID kan mundesi ta ndrojne !

 Ja si duket kanali ne mbrendesi pa Earnings Repots dmth statistikat i shofim te gjitha perveq fitimeve !

Jemi ankuar  te Çekici perse e ka ber ket gjest ? Ai u pergjigje se mos te brengosem pasi qe ai çdo dite ka qasje Acces ne llogari ne zyren e Onairmusic!
Kur ne i treguam  Çekicit se do i tregoj per ket tradheti Dafines, ai vetem qeshi dhe tha : Dafines nuk i han palla per YouTube !!!
Stafi yne u nervozue ne ket tradheti te tij dhe i tregoj Dafines, por qe Dafina nuk kuptonte sistemin rreth YouTubes dhe na luti qe do rregullohet kjo pune mes nesh shpejte pasi qe kishte problem me shtrese e telashe …
Ne, pasi qe kuptuam per planet e Cekicit me "Onairmusic" dhe poashtu permes lidhjeve tona familjare me Dafinen e kuptuam se keto dy muajet e fundit  Çekici kishte ber shume çpifje kunder neve tek Dafina ! Ai nuk i tregonte Dafines se ku ka qellimet e pista dhe planet, dhe se qellimin e ka pasur te fut ne konflikt Dafinen me ne, e pasta bashke me "Onairmusic" ti menaxhoj vet videot e Dafines !?!!!
Pasi ne diktuam qellimet e tij edhe ja nderuam Fjalekalimin (Paswordin) Kanalit dhe i tregova Çekicit, se pa e leshuar opcionin me pa sa fitime ka nga klikimet nuk do ja japi atij Fjalekalimin !
Ai taman si boshnjak kokeforte, jo qe nuk e leshoj opcionin per ta kontrolluar edhe ne fitimet, por tentoj dy here ta ndroj Paswordin, e kur e diktuam, ne i deaktivizuam ato reklamat ne fillimte videos qe dalin,  dhe i treguam  se deri sa ti leshon opcionin e fitimeve nuk di e leshoj at reklamen e madhe.
Me te kuptuar ket veprim, ai filloj ti jep presion Dafines per te me larguar dhe per te ma marre Fjalekalimin. Dafines nuk i interesonin keto pune sepse ishte e zanun me punet e saj dhe pastaj Çekici  ne bashkepunim me Kushtrim Morinen nga "Onairmusic" e thyen Fjalekalimin (Paswordin) dhe e fshine videon ne shpejtesi, ne menyre qe ta binde Dafinen duke e bindur  se ja çka te beri Besforti !?!!!  Sa bastarda  !
Ata manipulues nuk kan llogaritur se ne kemi ber ne shpejtesi Screen Foto per argumentim dhe nuk kan llogaritur se me i ruajme korespondencat  e çdo lloji komunikimi dhe te cilat do i publikojme me vone e mvaresisht si do  shikojne epilogun e kesaj tradhetije nga ana e menaxherit i cili per tradheti ja ka kaluar menaxherit te meparshem  Drin Zatriqit !
Ne shume raste e kemi tolerue at menaxher  vetem e vetrm mos ta ngarkojme Dafinen.
I kemi kerkuar sa e sa here terminet per koncaerte dhe nuk nak na ka dergue, kur nuk esht interesuar cka po bahet me videot e Dafines apo problemet tjera dhe perveq se i ka intersue klipet e monetizuar  "Tonight" dhe "Sueprnova" !
Poashtu  mbrem posa publiuam foton e Emailit Hackues dhe nurmin e telefonit  ne Facebook, ata abozues urgjent  kan denoncue tek Facebooku dhe na fshine postimin,  ne menyre qe Fan faqja jone te penalizohet qe most e ket te drejte postimi per tre dite, pasi qe ashtu jan rregullat e Facebookut ! Poashtu  ne ndekohe mbreme  kan tentuar disa here ta Hackojne edhe Web faqen tone www.besfort.tv  me qellim qe mos ti publikojme realitetin dhe faktet kunder tyre !
Foto  nga Facebooku qe na fshien postimin
Ka shume per te folur per at tradhetar, por per fillim  mjafton ky artikull sa per ta ditur historine e fshirjes te Video klipit rekord “Tonight” me rreth 2 milion klikime mbrebda muaji.
Mos te harrojme te ju japim edhe nje shembull me randesi rreth planeve te ketyre dy abozueseve.
Diten e pare kur dual "Tonight" ne e postuam nje kopje tevideos rezerve ne kanalin kryesore te Dafines ne YouTube me emrin "DafinaDuffyeM1"
Dhe paramendoni çfar menaxheri eshte i cili se bashku me Onairmusic, me qellim na fshiu videon nga kanali i Dafines, edhe pse ishte i postuar si Privat me opcion Unlistet, dmth jo Public e ketu shifen qarte qellimet e tyre!
Ja foto nga fshirja e klipit nga kanali i Dafines kinse per Copyright
Dhe ankesa jone kunder Onairmusic ku shifet emaili i tij i njeti qe ka hackue Kanalin !
Edhe pse ka 1 muaj qe jemi ankuar ai manipulues ka mundesi permes Content-ID ta programoj ashtu qe as ankesa nuk ja vlen!
Foto
:



Per informata tjera  do ju informojme ketu dhe permes Twitterit ne  @chibis007  dhe se shpejti do ju publikojme edhe nje video ku do ju tregojme  se çka eshte Content-ID ne Youtube, e cila te mundeson te vidhesh miliona e  te manipulojshe si te duash me Videot ne YouTube, cilen na ka treguar personalisht  hajni i Onairmusic vitin e kaluar ne fillim te karieres te hajnis te tij, dhe menyra se si fitonte milionat  me pirateri. duke kopjuar videt nga tjeret
Ne e dime se shume produksione ne Kosove jan viktima te tij si dhe disa producente, kompozitor e artiste, por qe atyre nuk po ju interson e kaluara e kesaj firme kriminele me emrin „Onairmusic“ alias CelestialTorment alias Rrota Prosuksion e emra tjera qe kan perdorur e qe posedojme dikumentacione, dhe ata vet kan pranuar  si vjedhin!  Poashtu  kan demtuar  disa porduksione kosovare ne Youtube deri sa i kan fut me zore me bashkepunue ose do ju fshijne videot… 
Ky turpi i  YouTubes po vazhdon  pasi qe kompozitoret apo artistet nuk jan ne gjendje vet ta hapin nje kanal ne Youtube dhe ky naivitet i tyre po i shkon perdore ketyre manipulueseve te cilet vetem vitin e kaluar kan pasur perfitime materiale mbi 1.5 milion Dollar dhe tani kan hapur kinse nje zyre ne Prishtine sa per ti mashtruar artistet kinse u ben serioze dhe fati i tyre  qe Policia Tatimore ne Kosove nuk funksionon dhe ne fitimet e pasterta ata nuk paguajne asnje cent tatim.  Keta hajna edhe ndoj muaj nuk eshte qudi se do kandidohen edhe si deputet pasi qe jan ber milionera!
/Stafi M1/
  
  

Sonntag, 4. Dezember 2011

Dezinformatat e Drin Zatriqit dhe Grekut Easycom


Tani kur nuk muajn ta shfrytezojne Dafinen, pasi u suspendue Diler Menaxheri Drin Zatriqi , i cili se bashku me grekun kan tentuar edhe ne Dailymotion me ja fshire Videot Besfortit por qe Dailymotion esht profesional dhe nuk esht firme manipuluese sikur Youtube, ku aty sistemi i Youtubes ju mundeson hajnave te materializojne klipet e juaja dhe te ja fshijne videot tjereve pa asnje te drejte autoriale !
Ja vetme nje rast se si manipuluesi Easycom Acromax Aldor Nini ka tentuar me nje shkrim para dy viteve ti mashtroj estraden kinse ai na qenka firme dhe se si nje vendim keshillues te nje gjyqi gjerman ku e kan interpretuar fallso per dezinformate ne opinion !
Ja lexoni gazeten Panorama ku firma abozuese ka dezinformuar opinionin ! 
Poashtu ka manipuluar ne emer te Greta Koçit!




Donnerstag, 24. November 2011

Exkluzive - Dafina Zeqiri ma ne fund vendos: Adios Drogirasha !

Exkluzive - Dafina Zeqiri i thot: Adios Drogirasha !

Ashtu siq ju kemi paralajmeruar para sa diteve indirekt, sot edhe u konfirmue zyrtarisht nga vet kengetarja e famshme Dafina Zeqiri e cila pemes Twitter konfirmon se esht Single qe do te thot se definitif esht ndare nga Krenar Cocaj !
Poashtu Dafina konfirmon se u nderpre edhe bashkepunimi me Babastars dhe poashtu e leshon edhe menaxherin manipulues Drin Zatriqin !
Sipas burimeve tona te sakta e ter kjo histori ka filluar para disa muajve deri sa Dafina me Krenarin ishin ne Australi.


Ne at kohe kompozitori Enis Preshave se bashku me Krenar Cocaj ju kishin imponuar Dafines per menaxher Drin Zatriqin, pa ju treguar planet e tyre qe kishin me ket angazhim te menaxherit Drin Zatriqi i cili esht i njohur edhe neper  media si konzumues i mjeteve narkotike dhe manipulues !

Qellimi i Krenarit dhe Enisit ishte qe permes Drin Zatriqit ta ndajne Dafina Zeqirin nga bashkepunimi me BESFORT VIDEO M1, dhe te ja "shesin" kundershtarit te "M1"-shit, ne Youtube atij manipuluesi shqipfoles me prejardhje greke,  dhe njiherit ta inkasojne sa ma shume finansiarisht, dhe te ja humbin karieren, pasi qe ai grup mafioz funksionon sikur bastoret sportive, dhe njiherit i menaxhojne organizimet e mbramjeve neper diskotekat me te njohura ne Kosove, Shqiperi dhe Diaspore !

Arsyet pse erdhi tek ndamja me Krenarin dhe menaxherin:

- Ne fillim te muajit Tetor e tradhetuan Dafinen per klipin "My Swag" ne YouTube  duke ja shitur videoklipin grekut,

- Drin Zatriqi ka tentuar ta fus Dafinen ne grup te "Babastars" me Getin, sipas porosis te dikujt ...

- Drin Zatriqi e Krenari me dhune e kan futur Dafinen ne Studio te Enis Presheves ta inqizoj Videon per Facebook Fan Page te cilen e menaxhon vetem Drin Zatriqi per qellime propagandistike, edhe pse Dafina kurre nuk ka hyre ne at Fan faqe te komumikoj me fansa !

- Gjate veres Drin Zatriqi se bashku me Krenar Cocaj, kan qen ne Ulqin kinse per biznes, dhe jan kapur ne flagrance me femra nga Polonija dmth i Krenari ka tradhetuar Dafinen !

- Ne njegazete te Tiranes Drin Zatriqi ka deklarue me disa foto fakte fallso,  kinse promotori i Dafines ne 4 vitet e fundit Besfort Hasani  ka perfituar Lek nga Videot e Dafines !? Qellimin e ka pasur ta mashtrojne Dafinen dhe ta arsyetojne kontraten e mshefte qe kan ber me grekun !
(Ku Drini ka marrun Lek extra nga greku pa i treguar shumen Dafines !)

- Poashtu u konfirmue se vitin e kaluar ne Suedi dashnori i Dafines kishte pasur maredhenje me modelisten Xhulijen ....

dhe te gjitha keto fakte i ka verifikuar Dafina, dhe ka vendosur ti jap fund tradhetareve dhe manipulueseve !

I tha ma ne fund STOP Drogirashave  !
Shpresojme mos ta mashtrojne prap sikur heren e fundit, kur para sa muajave u ndan Dafina nga Krenari dhe pas 10 dite e mashtroj Krenari duke ju gjunjezuar dhe duke i premtuar se nuk do bejn prap gabime ....

Keto jane detaje te cilat ne i kemi nga burimet e aferta me Drinin-Krenarin-Dafinen, dhe se Dafina ne Twitter, nuk ka cekur asgje nga keto argumnente, perveq se ka konfirmue se mori fund lidhja me Krenar Cocajn, dhe mori fund me Drin Dilerin si menaxher, kur dihet se nga momenti qe esht lidhur me at menaxher ka fikkuar ti humbe fama !!!

Sa per info Dafina Zeqiri ka realizuar nje Video klip ne Suedi para disa diteve dhe do publikoj shume shpejt ne version Anglisht dhe shqip.

Shpresojme se shume shpejte Dafina Zeqiri do vazhdoj sukseset solo, sikur ma heret, dhe famen e humbur gjate kohes me diler menaxherin do ta rikthej se shpejti !

Sa per info, per Dafina Zeqirin jan te interesuar shume Producent te njohur dhe profesional nga Suedia, Franca dhe Amerika !

Tani kur u pastrue nga dilerat e drogirashat shpresojme se Dafina Zeqirin shume shpejte do ta percjellim neper Televizionet boterore ku edhe i takon vendi !

Stafi M1






A asht Vesa Luma normal ???


A ka dikush spjegim: A asht Vesa Luma normal ???

Paramendoni Stafit tone i ka ardhur nje keto dite leter nga Vesa Luma ne filialen tone ne Frankfurt, 
ku na informon se po anulon kontraten me BESFORT VIDEO M1,
paramendoni:  3 (tre) jave pasi qe na ka fshire Videon nga YouTube !!!

Krejt do ishte ne rregull sikur kjo leter te na kishte arritur para se te na fshi Videon e saj nga kanali yne ne Youtube,
por si ka pasur fetyre qe gjat kontrates qe ka pasur me neve, te na fshij Videon (?), me qka edhe e deshmon me dore te vet, ku sipas saj kontrata anulohet me daten 13.7.2011 kurse Videon na ka fshire me daten 26.06.2011 !!!

Poashtu me dore te saj e konfirmon se me neve ka pasur kontrat legale deri me anulimin njeanesh qe e ka shkruajtur me daten 13.07.2011, me cka e konfirmon personalisht, se edhe intervistat e saj dhene neper media ne KTV dhe ne gazeten Standard.al, ka qen genjeshter e saj dhe pjelles te saj dhe Easycomit  !!!

A din dikush te na spjegoj se a asht normal kjo kengetare ????

Me nje ane e konfirmon, se fshirja e Videos nga kanali yne, ka qen e padrejte dhe ilegale, e ne anen tjeter
 ajo (Vesa Luma), as qe tenton te permiresoj gabimin e te na kthej mbrapa at Video, per te na jepur rastin neve personalisht qe ta  fshinim vet at Videon e pshurte nga Youtube, e sipas letres te saj, as qe permend dikund ne leter at rastin e asaj Video ne YouTube!
Ende behet si lope, kinse spo kupton fare se cka ka ndodhur, dhe as qe po kupton se cka esht "Copyright Strike" ne Youtube, dhe rreziku i Accountit tone per mbyllje !...


Nese keni pergjigje, ju lexues te nderuar, bravo ju qofte...

dhe ne si zakonisht per hire te transparences ju sjellim dokumentin autentik (faktet) ashtu si e kemi pranuar (shkaku i privatesis kemi mbulue vetem adresen tone dhe nr. e passaportes te Veses) !


Ja kopja e letres qe na ka dergue Vesa Luma me poshte,  e kesaj i thojne:








MOS E VET SE TREGON VET !







Telenovela e VESA LUMES ende po vazhdon me epizoda te reja !

Gazeta Shqiptare: Dalin mesazhet, Vesa Luma shahet me menaxherin


Gazeta Shqiptare: Dalin mesazhet, Vesa Luma shahet me menaxherin
Dalin mesazhet, Vesa Luma shahet me menaxherin për kontratën e re 


Gazeta Panorama: Vesa Luma tradhton bashkëpunëtorët


Gazeta Panorama: Vesa Luma tradhton bashkëpunëtorët
Gazeta Panorana:
Vesa Luma tradhton bashkëpunëtorët
Klipi më i fundit i Vesa Lumës “Ti po don” është bërë mollë sherri mes këngëtares dhe disa bashkëpunëtorëve të saj me të cilët ajo kishte lidhur kontratë për lançimin e klipit në faqen e videove youtube. Ndërsa Vesa ishte pjesmarrëse në “Dancing”, Besfort Hasanaj i cili jeton në Gjermani, i kishte bërë një reklamë të paparë këngëtares duke nxjerrë dhe publikuar të gjitha puntatat e këngëtares nga ky event në një kualitet të lartë gjë që nuk ishte për konkurentët tjerë. Vesa para se të hynte në “Dancing”, kishte nënshkruar një kontratë me Besfortin duke i dhënë atij autorizimin për publikimin e të gjitha videove të saja në performanca të ndryshme. Por si duket gjërat nuk kanë ecur ashtu siç duhet dhe klipi i fundit të cilin Besforti e kishte publikuar në faqen e tij, i ishte fshirë nga një tjetër kompani me justifikimin se kishin nënshkruar kontratë me Vesa Lumën për mbrojtjen e videove të saja. Ja çfarë shkruan në faqen e tij zyrtare, Besforti: “Vesa Luma, nga 15 janar 2011 kishte firmosur kontratë katër vjeçare me produksionin më të njohur shqiptar në internet “Besfort Video M1″, për t’i promovuar videoklipet e saj në youtube. Para disa ditëve Vesa Luma, me tradhëti ka bërë edhe një kontratë tjetër të njëjtë me një kompani tjetër. 


Provat janë: Komunikimi me Vesa Lumën përmes facebook dhe sms si dhe kontrata e firmosur për “Besfort Video M1”, e Vesa Lumës që i kemi postuar të gjitha në faqe si dhe komunikimi me avokatin Arben Hoxha përmes sms dhe skypes. Këto biseda po i publikoj për hirë të realitetit dhe pa çensurë! Qëllimin pse e ka bërë një tradhëti të tillë Vesa, është se ka shitur fytyrën e saj për pak lekë, duke e tradhëtuar produksionin i cili ka qenë promotori i saj kryesor në internet, dhe falë M1-shit kemi pasur rastin që t’i përcjellim të gjitha videot e Vesa Lumës nga karriera e saj, si dhe te gjitha video materialet nga “Dancing!”, – thuhet më tej në shkrimin e vendosur dhe të sqaruar në faqen e Besfort Hasanaj. Aty gjithashtu janë publikuar edhe shkëmbimet e sms-ve mes këngëtares dhe Besfortit si dhe biseda të cilën e ka realizuar Besforti me avokatin Arben Hoxha. Se si do të rrjedhi më tej kjo ngjarje nuk dihet, por Besforti ishte kërcënuar që për shkak të mospërmbajtjes së kontratës së nënshkruar nga vetë dora e këngëtares, do të merren dhe hapa të mëtejshëm për shkak se kompania tjetër me të cilën Vesa kishte nënshkruar kontratë ia ka larguar klipin Besfortit nga akonti i tij.

Burimi:  http://www.panorama.com.al/panorama-plus/vesa-luma-tradhton-bashkepunetoret
(PANORAMA PLUS)