Gazeta Panorama: Vesa Luma tradhton bashkëpunëtorët
Gazeta Panorana:
Vesa Luma tradhton bashkëpunëtorët
Klipi më i fundit i Vesa Lumës “Ti po don” është bërë mollë sherri mes këngëtares dhe disa bashkëpunëtorëve të saj me të cilët ajo kishte lidhur kontratë për lançimin e klipit në faqen e videove youtube. Ndërsa Vesa ishte pjesmarrëse në “Dancing”, Besfort Hasanaj i cili jeton në Gjermani, i kishte bërë një reklamë të paparë këngëtares duke nxjerrë dhe publikuar të gjitha puntatat e këngëtares nga ky event në një kualitet të lartë gjë që nuk ishte për konkurentët tjerë. Vesa para se të hynte në “Dancing”, kishte nënshkruar një kontratë me Besfortin duke i dhënë atij autorizimin për publikimin e të gjitha videove të saja në performanca të ndryshme. Por si duket gjërat nuk kanë ecur ashtu siç duhet dhe klipi i fundit të cilin Besforti e kishte publikuar në faqen e tij, i ishte fshirë nga një tjetër kompani me justifikimin se kishin nënshkruar kontratë me Vesa Lumën për mbrojtjen e videove të saja. Ja çfarë shkruan në faqen e tij zyrtare, Besforti: “Vesa Luma, nga 15 janar 2011 kishte firmosur kontratë katër vjeçare me produksionin më të njohur shqiptar në internet “Besfort Video M1″, për t’i promovuar videoklipet e saj në youtube. Para disa ditëve Vesa Luma, me tradhëti ka bërë edhe një kontratë tjetër të njëjtë me një kompani tjetër.
Provat janë: Komunikimi me Vesa Lumën përmes facebook dhe sms si dhe kontrata e firmosur për “Besfort Video M1”, e Vesa Lumës që i kemi postuar të gjitha në faqe si dhe komunikimi me avokatin Arben Hoxha përmes sms dhe skypes. Këto biseda po i publikoj për hirë të realitetit dhe pa çensurë! Qëllimin pse e ka bërë një tradhëti të tillë Vesa, është se ka shitur fytyrën e saj për pak lekë, duke e tradhëtuar produksionin i cili ka qenë promotori i saj kryesor në internet, dhe falë M1-shit kemi pasur rastin që t’i përcjellim të gjitha videot e Vesa Lumës nga karriera e saj, si dhe te gjitha video materialet nga “Dancing!”, – thuhet më tej në shkrimin e vendosur dhe të sqaruar në faqen e Besfort Hasanaj. Aty gjithashtu janë publikuar edhe shkëmbimet e sms-ve mes këngëtares dhe Besfortit si dhe biseda të cilën e ka realizuar Besforti me avokatin Arben Hoxha. Se si do të rrjedhi më tej kjo ngjarje nuk dihet, por Besforti ishte kërcënuar që për shkak të mospërmbajtjes së kontratës së nënshkruar nga vetë dora e këngëtares, do të merren dhe hapa të mëtejshëm për shkak se kompania tjetër me të cilën Vesa kishte nënshkruar kontratë ia ka larguar klipin Besfortit nga akonti i tij.
Burimi: http://www.panorama.com.al/panorama-plus/vesa-luma-tradhton-bashkepunetoret
(PANORAMA PLUS)
Burimi: http://www.panorama.com.al/panorama-plus/vesa-luma-tradhton-bashkepunetoret
(PANORAMA PLUS)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen